A DO TË JENË INFORMACIONET E MIA KONFIDENCIALE?
Mbajtja e informacionit tuaj personal të sigurt është përparësia jonë, dhe ne ndërmarrim të gjitha hapat e arsyeshëm të nevojshëm për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga çdo qasje e paautorizuar. Informacioni që na jepni përmes faqes sonë të internetit ruhet në serverë të sigurt.
CILI ËSHTË ÇMIMI PËR DËRGIMIN E POROSIVE?
Posta ka një tarifë prej 2 EUR për porositë nën 19.00 EUR ose FALAS për porositë mbi 19.99 EUR në të gjithë Kosoven.
CILI ËSHTË AFATI PËR MARRJEN E POROSIVE?
Koha e dorezimit te porosive eshte nga 2 deri ne 72 ore pervec rasteve kur perdoruesi kerkon ndryshe. Koha e zakonshme e dorezimit te porosive eshte brenda 24 oresh brenda Prishtines dhe brenda 48 oresh jashte Prishtines. Ne raste te vecanta kur sherbimi postar ka veshtiresi ne gjetjen e adreses, kushte atmosferike, perdoruesi nuk pergjigjet apo veshtiresi te tjera objektive porosia mund te vonohet pertej afateve me siper.
Ne cdo rast perdoruesi ka te drejte te informohet per porosine duke kontaktuar ofruesin ne adresen elektronike.
E Rëndësishme: Koha e dorëzimit për porositë e vendosura gjatë promovimeve dhe zbritjeve apo ne periudha festash me ngarkese te larte mund te jete me e gjate se koha standarde e dorezimit.
Dërgesat përgatiten çdo ditë.
KU MUND TË DORËZOHEN POROSITË?
Porositë mund të dorëzohen në adresën e specifikuar nga ju. Për pagesat me karte bankare direkt nga sistemi online,
porositë merren brenda kohës standarde të dorëzimit pas marrjes së pageses online.
CILAT JANË OPSIONET E PAGESËS?
Opsionet e pagesës përfshijnë:
- Para ne dore gjate dorezimit te porosise,
- Me karte krediti ose debiti Visa ose Mastercard e leshuar nga cdo banke.
SI MUND TA KTHEJ OSE ZËVENDËSOJ NJË PRODUKT TË BLERË NGA DYQANI ONLINE?
Ju mund të ktheni ose zëvendësoni një produkt brenda 14 ditëve nga data e blerjes sipas politikave te shprehura tek Termat dhe Kushtet, me kusht që të ruhet integriteti dhe pamja komerciale e produktit, mos te jete i perdorur apo i hapur dhe te ruhet ne kushtet optimale. Kostot e transportit për kthimin e produktit janë në ngarkim të klientit. Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni.
UNË NUK KAM MARRË NJË FATURË. ÇFARË MUND TË BËJ QË TË MË JEPET?
Na kontaktoni përmes formularit të kontaktit, telefonit apo ne emailin [email protected], sigurohuni që të shtoni numrin e porosisë.
DUA NJË FATURË PËR NJË PERSON JURIDIK (KOMPANI), SI DUHET TË VEPROJ?
Ju duhet të na kontaktoni në telefonin apo emailin e specifikuar ose përmes formularit për të na kontaktuar.
KAM HUMBUR EMAILIN E SHPËRBLIMIT (BONUSIT). SI TË VAZHDOJMË?
Nëse e keni fshirë emailin me kodin e shpërblimit ose me zbritje, duhet të na kontaktoni në numrin e telefonit të treguar ose përmes formularit të kontaktit.