Shkruaj këtu produktin që kërkon
S'ka ende vlerësim
22.00€
Surprizoni veten ose një të dashur me setin elegant të gjumit nga sfera Wellness. Në të kemi kombinuar një balsam trupi dhe vaj aromatik nga sfera Sleep, të cilat do t’ju ndihmojnë të qetësoni mendjen dhe të shijoni një pushim relaksues dhe gjumë cilësor.
Aplikoni disa pika vaj aromatik në pikat e pulsit dhe merrni frymë thellë. Aroma e butë do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni më mirë. Krijuar me 100% përbërës me origjinë natyrale, duke përfshirë vaj esencial livando 100% natyral dhe të biodegradueshëm* nga Franca, vaj natyral dhe biodegradues* vetiver nga Madagaskari dhe vaj bajame.
Hidratoni lëkurën dhe qetësoni mendjen para gjumit me balsamin Bedtime Lavender & Vetiver. Masazhojeni në lëkurë me lëvizje rrethore. Kjo do t’ju bëjë të relaksoheni para gjumit. Kremi nuk yndyros dhe nuk ngjit, zbut lëkurën dhe e ushqen atë. Krijuar me 98% përbërës me origjinë natyrale, duke përfshirë vaj esencial livando 100% natyral dhe të biodegradueshëm* nga Franca, vaj vetiver natyral dhe të biodegradueshëm* nga Madagaskari, vaj ulliri organik nga Italia dhe vaj Shea nga Gana, i nxjerrë në kuadër të programit Comumity Fair Trade.
* Plotësisht i biodegradueshëm sipas dispozitave të OECD 301.
Ju mund të paguani me para në dorë gjatë dorëzimit të porosisë ose të paguani online me kartë krediti ose debiti nga të gjitha Bankat.
Dërgesat kryhen në të gjithë territorin e Kosovës për 24-48 ore.
Në rast vonesash ju do të njoftoheni nga stafi i shitjeve online.
S'ka ende vlerësim