Search
Posta FALAS për porositë mbi 19.99 EUR

Gjalpë Pastrues për Make Up me Kamomil & Trendafil Maji

PËR LEKURE TË NDJESHME

Gjalpë Pastrues për Make Up me Kamomil & Trendafil Maji

S'ka ende vlerësim

EDICION I LIMITUAR

14.00

Grim. Këto janë tekstura të qëndrueshme si fondatina, buzëkuqi, maskara e papërshkueshme nga uji, laps për sytë. Pastrimi i mirë i tyre është i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Për fat të mirë, vaji i mrekullueshëm me kamomil pastron lehtësisht dhe shkrin edhe grimin më të qëndrueshëm, duke hequr çdo gjurmë papastërtie. Tekstura e tij e butë e bën këtë proces argëtues dhe shumë të lehtë. Hijet tuaja të preferuara për sytë? Zhduken për sekonda. Korrektori dhe lapsi për sytë të fortë? Po, edhe ato. Masazhoni me vajin me kamomil dhe shkrini edhe grimin më të fortë.

Edicioni i kufizuar i vajit pastrues për fytyrën me kamomil kujdeset për lëkurën dhe parandalon bllokimin e poreve, duke e lënë atë të freskët dhe të ushqyer. Përveç papastërtive standarde në lëkurë, vaji pastron edhe gjurmët e produkteve të mbrojtjes nga dielli, të cilat shpesh janë pjesë e rutinës gjatë sezonit pranverë-verë. Përveç vajit të shea dhe vajit të ullirit, formula e tij është e pasuruar me vaj të trëndafilit të majit, që do t’ju magjepsë me aromën e tij të butë. Trëndafili i majit është unik për rajonin e Grasit në Francë. Lulëzon vetëm për dy javë gjatë majit dhe mblidhet me dorë në agim, duke ruajtur më së miri aromat e petaleve të sapoçelura.

Paketimi kompakt dhe tekstura e dendur e bëjnë vajin shumë të përshtatshëm dhe ekonomik për përdorim. Ndonjëherë, pas një mbrëmjeje party dhe disa koktejve, pastrimi i lëkurës sonë është gjëja e fundit për të cilën mendojmë. Por të gjitha produktet nga gama me kamomil, dhe veçanërisht ky vaj, do ta pastrojnë lëkurën me lehtësi vetëm me një hap të shpejtë dhe do ta lënë atë të butë si mëndafsh. Tani nuk kemi më justifikime! Sepse e dini që të flini me grim nuk ka qenë kurrë argëtuese.

Ne kemi paketuar vajin pastrues me kamomil në një kuti alumini 100% të riciklueshme, e cila ju jep mundësinë që çdo herë kur kujdeseni për bukurinë tuaj, të tregoni kujdes dhe përkushtim edhe për planetin.

Edicion i kufizuar i vajit pastrues për fytyrë:
– Mjaftueshëm i butë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe ata që përdorin lente kontakti
– Me aromë të butë, lulesh
– I pasuruar me vaj të trëndafilit të majit nga Grasi, Francë dhe vaj kamomili nga Norfolku, Angli
– Pastron grimin e qëndrueshëm, edhe atë të papërshkueshëm nga uji
– Lëkura ndihet e ushqyer dhe e butë si mëndafsh
– Formula vegane, e certifikuar nga Vegan Society
– Testuar dermatologjikisht

Ethylhexyl Palmitate, Synthetic Wax, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Butyrospermum Parkii Butter/Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Olea Europaea Fruit Oil/Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Parfum/Fragrance, Helianthus Annuus Seed Oil/Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ricinus Communis Seed Oil/Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Linalool, Anthemis Nobilis Flower Oil, Barium Sulfate, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, CI 77891/Titanium Dioxide, CI 19140/Yellow 5 Lake, CI 15850/Red 7 Lake.

Ju mund të paguani me para në dorë gjatë dorëzimit të porosisë ose të paguani online me kartë krediti ose debiti nga të gjitha Bankat.

Dërgesat kryhen në të gjithë territorin e Kosovës për 24-48 ore.

Në rast vonesash ju do të njoftoheni nga stafi i shitjeve online. 

Produkte që mund t'ju interesojnë

0,0 / 5

S'ka ende vlerësim