The Body Shop Kosovo

Almond Milk Body Yogurt

Për lëkurë të ndjeshme

Përthithje e menjëhershme

Vegan

Almond Milk Body Yogurt

Për lëkurë të ndjeshme

Përthithje e menjëhershme

Vegan

0/5
0 Mendime

Jogurti ynë i Trupit me Qumështit Bajameje përthithet menjëherë në lëkurë, për hidratim nga koka te këmbët. Po, nuk ju duhet të prisni shumë. Vishini menjëherë xhinset, me lëkurë që ndihet e hidratuar dhe e lëmuar.

Jeni të zënë. E kuptojmë. Kjo është arsyeja pse Jogurti i Trupit me Qumështit Bajameje The Body Shop është formuluar që të përthithet menjëherë dhe të sigurojë deri në 48 orë hidratim, duke ju kursyer kohë të çmuar në mënyrë që të vazhdoni ditën tuaj. Bota nuk do ta shpëtojë vetëm veten, apo jo?

Ky krem i lehtë, xhel është i pasuruar me vaj bajameje të ëmbël dhe qumësht organik të bajameve të Komunitetit të Tregëtisë së Drejtë nga Spanja. Ngjitës? Asnjëherë. Thjesht kremoz dhe luksoz duke e lënë lëkurën tuaj me një shkëlqim të shëndetshëm dhe me erë arrash dhe bajamesh të ëmbla.

Dhe nëse ju pëlqen si tingullon kjo, atëherë na lejoni t’ju prezantojmë me linjën e Jogurteve të Trupit të The Body Shop. Secili nga Jogurtet e The Body Shop është i pasuruar me përbërës të frymëzuar nga natyra, secili shkrihet në lëkurë për 48 orë lumturi hidratuese.

  • Një krem i lehtë që përthithet në çast
  • 48 orë hidratim
  • Lëkura ndihet e hidratuar, më e butë dhe duket më rrezatuese
  • Pasuruar me qumësht organik bajamesh të Komunitetit të Tregtisë së Drejtë nga Spanja
  • Dilni nga dushi dhe përhapeni atë mbi lëkurën e lagur
  • Vegan

Vaj dhe Qumësht Bajameje Organike e Komunitetit të Tregëtisë së Drejtë. Vaji dhe Qumështi ynë i Bajames që e dashurojnë lëkurën, janë të pasur me vitaminë E, të rritura nga Ekspertët Tanë të Bajames™ në Spanjë.

Gjalp Shea e Komunitetit të Tregëtisë së Drejtë. Gjalpi Shea është më i pasuri dhe kremozi i gjalpërave natyrale që ndihmon produktet tona të përhapen në lëkurën tuaj duke ju dhënë dashuri dhe ushqim.

Acidi Hialuronik. Është vërtet i famshëm. Një hidratues i fuqishëm, ri-mbushës, gjendet natyralisht në lëkurë dhe ndihmon në mbajtjen e hidratimit.

Spastroje

Si përdoret

1. Hidhni një sasi të mjaftueshme të Jogurtit tonë të Trupit me Qumësht Bajameje dhe masazhojeni atë në lëkurën tuaj, direkt pas dushit, ose sa herë që lëkura juaj ka nevojë për pak kujdes.
2. Tani vishni rrobat! Nuk ka nevojë të presim.

0 / 5
Performanca
Cilësia
Vlera

There are no reviews yet. Be the first one to write one.

Shopping Cart

Përbërësit

Almond Milk Body Yogurt

Ujë, Glicerinë, Alkool Denat., Dimethicone, Butilen Glikol, Parfum, Fenoksietanol, Karbomer, PEG-100 Stearat, Gliceril Stearat, Gjalp Shea/ Butyrospermum Parkii Butter, Dimethiconol, Kaprilil Glukol, Hidroksid Natriumi, Sodium Hyaluronate, Ektrakt i Farës së Bajames të Ëmbël/ Prunus Amygdalus Dulcis, Xanthan Gum, Acid Citrik, Acid Dehidroacetik.

My Review for Almond Milk Body Yogurt

Fito Shpërblime

Sa më shumë shpenzoni, aq më shumë përfitoni. Për cdo 1 EUR përfitoni 1 Pikë. Kur të keni mbledhur 500 Pikë ne ju shpërblejmë me 5 EUR dhuratë për të shpenzuar në dyqan ose online. 

Fito Shpërblime

Sa më shumë shpenzoni, aq më shumë përfitoni. Për cdo 1 EUR përfitoni 1 Pikë. Kur të keni mbledhur 500 Pikë ne ju shpërblejmë me 5 EUR dhuratë për të shpenzuar në dyqan ose online. 

Email me when in stock

We’d be happy to contact you as soon as this item is available. Simply enter your email address in the space below.